Video
Shkon te Arian Çani, Rama “përfundon” te Krimet e Rënda për të folur për Tahirin
Shkon te Arian Çani, Rama “përfundon” te Krimet e Rënda për të folur për TahirinD. Cani
Lajme
Çështja Tahiri është tema e mbrëmjes së sotme në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit.
Si asnjëherë më parë, Çani është veshur në petkun e prokurorit për të marrë në pyetje te “Prokuroria e Krimeve të Rënda Ramën”.
Kryeministri u përgjigjet pyetjeve lidhur me Saimir Tahirin. Ai ka treguar për herë të parë se si e njohu dhe si u bë Tahiri pjesë e Partisë Socialiste.
Shkëputur nga biseda:
Çani: Në ç’rrethana e keni takuar për herë të parë Saimir Tahirin?
Rama: Në fushatën për Bashkinë e Tiranës në vitin 2003 ka qenë një nga pjestarët e grupit të të rinjve, e kam njohur në distancë jo afër. Kur u zgjodha kryetar i Bashkisë më dërgoi një e-mail ku më paraqiste ide të tij për ngritjen e PS-së. Lamë një takim, e takuam poshtë Bashkisë. Erdhi te unë dhe filloi punë te PS.
Çani: A ndikoi Ruçi te afirmimi i Tahirit meqë janë të dy tepelenas?
Rama: Gramozi do merrte zero nëse do bëhej fjalë për krahinizmat.
Çani: A u takuat me Tahirin kur u arrestua babai i tij?
Rama: Nuk mbaj mend asnjë takim konkret, por mund të them se ai nuk kërkoi asgjë përveç mbështetjes për punën…
JOQ.al