Connect with us

Shkon të thyejë 100 dollarë, por kjo pikë këmbimi në Tiranë e bën të luajë mendsh

Kuriozitete

Shkon të thyejë 100 dollarë, por kjo pikë këmbimi në Tiranë e bën të luajë mendsh

Sërish qytetarët në Tiranë kthejnë vëmendjen nga vjedhja e hapur që po u bëhet nëpër pika këmbimi të vlerave monetare. Ajo që përbën problem është përqindja e lartë e komisionit që mbahet nga shuma e këmbyer, kjo është një metodë për të zhvatur në mënyrë të sofistikuar. Përshëndetje JOQ! Shkova për të thyer 100 dollarë te ky Exchange në Myslym […]

Sërish qytetarët në Tiranë kthejnë vëmendjen nga vjedhja e hapur që po u bëhet nëpër pika këmbimi të vlerave monetare.

Ajo që përbën problem është përqindja e lartë e komisionit që mbahet nga shuma e këmbyer, kjo është një metodë për të zhvatur në mënyrë të sofistikuar.

Përshëndetje JOQ! Shkova për të thyer 100 dollarë te ky Exchange në Myslym Shyr dhe më mbajtën 8% komision, i thonë gati 10 mijë lekë të vjetra.

Ajo punonjësja nuk më sqaroi asgjë veç më dha lekët. Pasi i pashë më tha që ishte e shkruajtur në mur që mbahet 8% komision. Ajo mirë ma bëri, por fajet i ka shteti ynë që i lejon këto mashtrime të hapura”, përfundoi qytetari.

Jo më larg e para një muaji është raportuar një rast i ngjashëm në Rrugën e Kavajës dhe tashmë pikat e këmbimit godasin sërish.

Me sa duket qenkan shtuar se e kanë parë që kështu dalin me fitim dhe nuk ka asnjë organ që t’i kontrollojë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top