Video
Shokon kunati i Tahirit: Toto Riina është idhulli im dhe prej tij ndihem korleonez, plasin sharjet në komente
Shokon kunati i Tahirit: Toto Riina është idhulli im dhe prej tij ndihem korleonez, plasin sharjet në komenteF. Tenolli
Lajme
Për ndarjen nga jeta të kryemafiozit të Cosa Nostra-s Toto Riina, ka reaguar edhe kunati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Alban Berisha.
Ai është vëllai i bashkëshortes së Tahirit, Fatlinda Berishës. Albani është personash i njohur në kryeqytet dhe njihet si tifoz ultras i ekipit të Tiranës. Ai është arrestuar gjatë kohës që Tahiri ka qenë ministër i Brendshëm në lidhje me një incident në ndodhur në qytetin e Elbasanit.
Ai ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku ka shkruar disa fjalë për të:
Sot vdiq Toto Rina , njeri i nderit ! Respekte per kete gjigand qe ka qene me teper se nje burre shteti ! Idhulli im , fale tije ndjehem thelle ne shpirte nje Korleonez ! Dy vjet ne Sicili per mua kane qene universitet , Universiteti i Nderit ! Toto Rina mesuesi i jetes time ! Zoti te bekofte atje larte ne qielle o Njeriu i Nderit !
Komente të shumta kanë ardhur në lidhje me këtë deklaratë të papritur të tij.
Njëri prej komentuesve e ka ofenduar me fjalë të rënda duke i shkruar se Riina ishte vrasës i disa policëve dhe gjyqtarëve e atij nuk i vinte keq sepse ata nuk ishin të Tahirit.
Ai shkruan:
Ti je nje t***?ne llojin tend… po ata qe ka vrar si gjykac prokuror dhe polic te thjesht…apoata sishin policat SAIMIRIT! Po te isha une nje nga faliljaret e atyre viktimave ç’far do me thoshje o rr..k….seriozisht je per te ardhur keq Alban Berisha!!
Zëdhënësja e FSHF Jona Hajdari i shkruan:
Vallaj e ke thon jo keq.
Ndërkohë që kryeinspektori Shkëlqim Hajdari e pyet i habitur në lidhje me dy gjykatësit e njohur italianë:
Po Falkone e Borselino Alban Bej?!
Replika e Alban Berishës:
Z. Hajdari ! Vetingu nuk ekzistonte ne ate kohe ! Ishin prokuror te korruptuar ! Nejse , tashme jane te tre te vdekur ! Nqs nuk kishte prokuror te korruptuar asj kohe , i vetmi ishte Toto Rina ! Ai thoshte : ne nuk kemi burgje ! Kosto zero ! ” ! Z. Hajdari ! Ai ishte nje Bamires ne vendin e tije ! Me i madh se Papa !
JOQ.al