Video
Shokon vajza shtatzënë: 4000 pëlqime fotos ose do të abortoj
Shokon vajza shtatzënë: 4000 pëlqime fotos ose do të abortojS. Shtjefni
Kuriozitete
Varësia e të rinjve nga rrjetet sociale ka arritur në një shkallë alarmuese me përkushtimin që kanë ndaj kësaj risie teknologjike. Një rast shokues është raportuar ditët e fundit në Florida, SHBA kur një vajzë shtatzënë ka kërcënuar se do ta abortonte foshnjën e saj në rast se nuk merr 4000 pëlqime në foton e saj në Twitter.
Në profilin e saj vajza ka postuar një foto me barkun e rrumbullakosur ndërsa shkruan:
4 muaj shtatzënë, 4000 pëlqime dhe unë nuk do të abortoj".
Vajza e ka arritur atë që donte dhe ka marrë jo 4000, por 10.000 pëlqime, por njekësit e saj kanë reaguar shumë ashpër për mënyrën që ka përdorur e reja për të fituar disa pëlqime më shumë. Tronditës ka qenë për ndjekësit edhe reagimi i babait të fëmijës.
Kur ka mësuar për postimin e ish-të dashurës ai ka shkruar:
Në vend që të më thoje se është fëmija im, ti vendose të shkruash në Twitter këtë budallallëk?"
Ndërsa ajo i ka shkruar:
Më vjen keq që e more vesh kështu. Prandaj të kërkova para por ti më bëre bllok. Më blloko përsëri tani".
JOQ.al