Connect with us

Shpenzimet e çmendura të Dritan Lelit, 2 milion lekë për t’u parë në pasqyrë

Video

Shpenzimet e çmendura të Dritan Lelit, 2 milion lekë për t’u parë në pasqyrë

Shpenzimet e çmendura të Dritan Lelit, 2 milion lekë për t'u parë në pasqyrëA. Shehaj

Lajme

Dritan Leli ishte alternativa e socialistëve për kreun e bashkisë së Vlorës dhe si zëvendësues i "figurës së keqe" që Shpëtim Gjika la në këtë qytet. Vlonjatët e votuan me shpresën për një qeverisje bashkiake më të mirë, për më pak shpenzime luksi dhe më shumë investime për ta, por me sa duket, gjërat u dolën paksa jashtë kontrollit.

Leli, i cili nuk shquhet për gjë tjetër veçse për udhëtimet e tij të shumta në Amerikë dhe për veshjet me ngjyra, prej pak kohësh ka nisur rikonstruktimin dhe mobilimin e ambienteve të brendshme të Bashkisë së Vlorës.

Pas shpenzimeve marramendëse për ndërtimin e disa stolave në lungomare si dhe për hapjen e websajtit të qytetit, këtë herë Leli ka hapur një tender, për të cilin ka akorduar një shumë prej gati 2 milionë lekësh të vjetra, vetëm e vetë, për të blerë një pasqyrë.

Janë dokumentet e siguruara nga TPZ ato që e vërtetojnë tenderin disi të pakuptimtë dhe shumë luksoz të Dritanit.

Në dokumente thuhet se është hapur procedura “për miratimin e rregullave të prokurimit publik” për Blerje Pasqyrë, dhe të përdoret procedura e prokurimit me vlerë të vogël, me fond limit 190,400 lekë.

Pasqyra duhet të ketë në të katër anët kuadraturë me gjerësi 2 cm. Afati i lëvrimit të mallit do të jetë 2 ditë, duke filluar nga data shpalljes së fituesit.

Çdo gjë është vendosur dhe shumë shpejt Dritan Leli do të ketë në zyrën e tij në bashki një të tillë, por a do t'ia tregojë kjo pasqyrë më të bukur rrugët e mbushura me ujë të qytetit, në shiun e parë që do të bier? Apo do të shërbejë për të reflektuar mbi situatën e krijuar në Vlorë dhe ndoshta-ndoshta, e iluminon pak për të ndërmarrë nisma të reja në të mirë të qytetit?

Ardhsh e mbarë moj pasqyrë!

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top