Video
Shpërndante kokainë me kavanozë, stili i veçantë i shqiptarit që bënte kërdinë në varreza
Shpërndante kokainë me kavanozë, stili i veçantë i shqiptarit që bënte kërdinë në varrezaF. Tenolli
Lajme
Arbri Tota është shqiptari i cili ka rënë në prangat e policisë italiane pasi shpërndante kokainë në zonën e Codemondos.
26-vjeçari kishte një mënyrë të pazakontë shpërndarjeje të lëndës narkotike.
Ai kishte disa kohë që ishte në vëzhgimin e karabinierëve italianë, të cilët ishin vënë në dijeni nga banorë të zonës se shqiptari kryente lëvizje të dyshimta në varrezat aty pranë.
Tota e fuste kokainën në kavanoza qelqi të mbështjella me natriban ngjyrë kafe dhe e linte në shkurret tek varrezat e më pas largohej.
Në këtë mënyrë shqiptari shmangte kontaktin e drejtpërdrejtë me klientët e zonave përreth qytetit.
Ai u ndalua nga policia dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 112 doza kokainë, peshore, telefona celularë dhe 1300 euro para të tata, si dhe kavanoza të madhësive të ndryshme.
JOQ.al