Video
Shpërthen gazetari: Kjo dreq Monike, po ja acaron nervat Ramës, po i heq Lulin nga duart!
Shpërthen gazetari: Kjo dreq Monike, po ja acaron nervat Ramës, po i heq Lulin nga duart!G. Hasani
Lajme
Analisti dhe gazetari Artur Zheji në një shkrim me titull "Kryeministri duhet të bëjë “shoping” të ri pas humbjes së Metës” thotë se një koleg i tij prosocialist mendon se fajin që Rama ka ngelur keq në "pazarin" politik e ka Monika Kryemadhi.
Sipas analizës së Zhejit, Rama po kërkon të "blejë" në politikë pasi ai e ka humbur Metën:
I duhen blerje të reja si i thonë këto kohë, por pazari politik është varfëruar shumë, andaj thonë se për të shpikur gënjeshtra të reja politike, ka mbledhur këshilltarët në përpjekje për të sajuar ndonjë parti të re, ku do të emërojë ndonjë nga çunat e rinj besnikë".
Sipas Zhejit marrëveshja e Ramës me Bashën nuk zhduken me çarjet e përçarjet e debateve të tyre në Parlament:
Kur e humbi sëpari Metën, Kryeministri ishte në flirt të plotë me Bashën dhe ndryshe nga çpritej, kishte një superplan: Meta andej dhe Basha këtej".
Shkrimi i Artur Zhejit:
Rama kryeministër, është gjithmonë në kërkim të blerjeve të reja. Me një çantë në shpinë, atij i duhet të bëjë pazar ose shoping si thuhet sot, në rradhën e qerratallarëve të politikës, opinionbërësve dhe andej këtej nëpër kallamishtet ku rrinë krokodilët e pjesës gri të shoqërisë.
E ka humbur Metën, dhe me sa duket përgjithmonë kësaj rradhe, sepse Meta, ja ka lënë stafetën e partisë Kryemadhit dhe Kryemadhi e ka çuar gazin deri në fund kundër Ramës. Kur e humbi sëpari Metën, Kryeministri ishte në flirt të plotë me Bashën dhe ndryshe nga çpritej, kishte një superplan: Meta andej dhe Basha këtej.
Më 25 Qershorin tashmë të largët, me Bashën në krah, iluzion apo realitet, enigma ka mbetur ende e pazgjidhur, Rama, ndonëse nuk fitoi, dërgoi në humbje kundërshtarët e vet.
Dhe mbeti një fitimtar pa fitore në kolltukun e vet kryeministror, si Pasha Rama, buldozer elektoral dhe një intrigant politik i paparë. Dikur nxënës, sot profesor i ish mësuesve të vet, që u mbetet veç të habiten me ish nxënësin e tyre, sot Mjeshtër i Madh i punës së palodhur, herë prej urithi, herë prej aktori brilant, herë prej regjizori spektakli, herë prej piktori dhe herë prej shpikësi.
Një nga shpikjet më të mëdha është padyshim auto-opozitarizmi. Pra edhe në pushtet edhe në opozitë me pushtetin e vet, duke shplarë mjeshtërisht trutë e guakëve dhe budallenjve të shumtë që e rrethojnë…
Përçarja e Partisë Demokratike, përçarje dhe çarje që nuk mbulohet dot me sulmet e dëshpëruara të Bashës në Kuvend, punon vetvetiu përsëri për Ramën, i cili herë radikalizon replikat me Bashën, herë e përkëdhel dhe e lajkaton, herë i hedh helm Berishës dhe herë Flamur Nokës.
Mirëpo situate politike është kurdoherë e paqëndrueshme dhe Rama e di mirë këtë. Kryemadhi po ja rrëmben Bashën para syve, me radikalizmin e saj shembullor.
Se ajo, surpriza politike e kësaj periudhe të mjergullt, po e shtrëngon PD-në të zbresë në fushë-betejë, përndryshe dyshimet e marrëveshjes së fshehtë Luli&Edi, nuk do të zhduken kurrë.
“Kjo dreq Monike, po ja acaron nervat kryeministrit, sepse po ja heq Lulin nga duart!” më thotë një koleg prosocialist plot humor.
Kështuqë Ramës i duhet një shoping i ri.
I duhen blerje të reja si i thonë këto kohë, por pazari politik është varfëruar shumë, andaj thonë se për të shpikur gënjeshtra të reja politike, ka mbledhur këshilltarët në përpjekje për të sajuar ndonjë parti të re, ku do të emërojë ndonjë nga çunat e rinj besnikë. Mundësisht që të ketë edhe universitet privat.
JOQ.al