Video
“Shpikja” e tifozit shqiptar, merr borien e trenit me vete dhe “çmend”stadiumin
"Shpikja" e tifozit shqiptar, merr borien e trenit me vete dhe "çmend"stadiuminK. Demiraj
Sport
Në ndeshjen e djeshme Laçi-Partizani, tifozët vendas e donin shumë një fitore dhe për këtë kishin menduar edhe një mënyrë për të ndezur atmosferën.
Duket si shpikje e re dhe në fakt e tillë është. Një bori treni dhe kompresor për ta vënë në punë dhe rezultati ishte evident, pasi tingulli që lëshonte ajo ishte vërtetë e fortë.
Personi që mbante borien me tingëllimën “vdekjeprurëse” ishte akomoduar në tribunën qendrore dhe bezdisja ndikoi edhe në transmetimin televiziv të ndeshjes.
Nga ana tjetër ishin “Guerrils”, që gjatë 90 minuta nuk u ndalën së kënduari, ndërkohë që me borinë e trenit kurbinasit sfidonin ultrasit e kuq.
Ndoshta kjo bori ka sjellë fat, pasi Laci fitoi 1-0 ndeshjen kundër Partizanit.
JOQ.al