Video
Shqipëria “digjet”, Ilir Meta….ecën
Shqipëria "digjet", Ilir Meta….ecënA. Shehaj
Lajme
Ndërkohë që vendi është duke zier nga lajmet mbi bandat kriminale dhe sasitë e mëdha të drogës që po kapen dita ditës, i vetmi që nuk ka reaguar për këtë situatë deri tani është Presidenti Ilir Meta.
Ai ka publikuar mëngjesin e sotshëm një video në të cilën shfaqet duke ecur, si përherë, me qetësi dhe dashuri.
Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi intensifikon zërin e ngritur nga Basha, për largimin e Ramës.
Duket se Meta nuk shqetësohet për këtë që po ndodh aktualisht, nuk merret as me ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, por kujdeset vetëm për shëndetin e tij, sikurse edhe doktor Berisha.
Ai shkruan në FB:
Miq, nuk ka më bukur se ta nisësh ditën me ecje".
Provojeni ndonjëherë edhe ju këtë që thotë Meta, por bëni kujdes se mos hani ndonjë plumb kokës, siç ndodhi në Lushnje.
JOQ.al