Video
Shqiptarët i bëjnë paratë ilaçe, e dinit që po bëjmë kërdinë këto kohë?
Shqiptarët i bëjnë paratë ilaçe, e dinit që po bëjmë kërdinë këto kohë?A. Shehaj
Lajme
E dini se për çfarë shpenzojnë më shumë para çdo muaj familjet shqiptare? Nëse mendoni se të ardhurat më të mëdha shkojnë për blerjen e veshjeve të shtrenjta apo për blerjen e automjeteve, nga meshkujt, e keni shumë gabim.
Shqiptarët i bëjnë paratë ilaçe. Po, po. Me të vërtetë ilaçe. Sipas të dhënave të INSTAT, 75% e të shpenzimeve të buxhetit të një familjeje mesatare shqiptare, shkojnë për blerjen e ilaçeve.
Siç shkruan "Monitor", ka disa faktorë që ndikojnë në këtë shifër të lartë dhe një prej tyre është fakti që në vendin tonë shumë medikamente mund të aksesohen lehtësisht në farmaci, edhe pa pasur nevojën e një rekomandimi nga mjeku.
Nga studimet është vënë re se më shumë sesa për shërbime a vizita mjekësore, shqiptarët "bëjnë kërdinë" duke blerë ilaçe.
Farmacistët thonë se përdorimi me kaq shumicë i tyre rrit rezistencën e trupit, ndaj një pjesë të mirë i duhet ta shtojë dozën për të patur sadopak efekt.
JOQ.al