Connect with us

Shqiptari bëhet shkak për mbylljen e restorantit të njohur britanik, ja çfarë rrezikon

Video

Shqiptari bëhet shkak për mbylljen e restorantit të njohur britanik, ja çfarë rrezikon

Shqiptari bëhet shkak për mbylljen e restorantit të njohur britanik, ja çfarë rrezikonS. Bardhi

Lajme

Një restorant i njohur në Britani rrezikon mbylljen pas 36 vitesh eksperiencë, pasi në të është gjetur një punonjës i paligjshëm.

Bëhet fjalë për restorantin “Caffe Mamma Ristorante”, i lokalizuar në Richmond, i cili ka një vlerësim 4.5 në Trip Advisor dhe me 125 komente “të shkëlqyera”.

Oficerët e emigracionit kanë gjetur një shtetas shqiptar duke punuar brenda restorantit në mënyrë ilegale.

Shqiptari është arrestuar dhe tashmë është subjekt dëbimi, por nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Pronari i restorantit ka marrë një Njoftim për Ndëshkim Civil për punësimin e një qytetari ilegal dhe kjo parashikon një gjobë maksimale pre 20.000 paundësh.

Gjithashtu, një komision në Këshillin e Richmond do të vendosë këtë mbrëmje nëse do të ndryshojnë kushtet e licencës, duke ia hequr atë restorantit në fjalë për një periudhë jo më shumë se 3 muaj, ose të revokojë licencën krejtësisht.

Një banor i shkroi Këshillit për të mbrojtur pronarin Jose Mendes dhe stafin e tij, duke thënë:

Ata janë një grup i vendosur, i qëndrueshëm, profesional dhe shumë të këndshëm dhe restoranti ka një atmosferë shumë shoqërore. Jose ka qenë gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar njerëzit.”/

Richmond&Twickenham Times/ Përshtati JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top