Connect with us

Shqiptari ekzekuton me plumb në stomak avokatin e njohur grek, ky ishte motivi i vrasjes

Video

Shqiptari ekzekuton me plumb në stomak avokatin e njohur grek, ky ishte motivi i vrasjes

Shqiptari ekzekuton me plumb në stomak avokatin e njohur grek, ky ishte motivi i vrasjesF. Tenolli

Lajme

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë greke pasi dyshohet si një nga autorët e vrasjes së Mihalis Zafiropoulos, avokat i njohur grek në Athinë. 32-vjeçari sëbashke mu një tjetër shqiptar i hynë në zyrë dhe filluan ta kërcënonin duke i dretjuar armën.

Policia gjeti gjurmët e tij të gishtërinjve në zyrën e avokatit të vrarë dhe e arrestuan në një kamp romësh në Patra të Greqisë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet arma me të cilën 32-vjeçari kishte kryer vrasjen. Shqiptari ishte person i shpallur në kërkim pasi i ishte dhënë leja të dilte nga burgu dhe nuk ishte kthyer më.

Ai ishte burgosur për trafik droge, vjedhje dhe dyshohet gjithashtu se ka qenë i përfshirë në një tjetër ngjarje në shtator në zonën e Kalitheas, ku mbetën të plagosur dy shqiptarë të moshës 17 dhe 27 vjeç.

Nga hetimet ka rezultuar se vrasja e avokatit grek ka qenë aksidentale pasi shqiptarët kishin patur si qëllim vetëm ta frikësonin.

Kjo ishte bërë me shkak që avokati të ndërmjetësonte me një klient të tijin, me të cilin ata kishin "hesape të papërfunduara".

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top