Video
Shqiptari habit policinë Italiane, ja ku i kishte fshehur 70 kg drogë
Shqiptari habit policinë Italiane, ja ku i kishte fshehur 70 kg drogëD. Cani
Lajme
Një 26-vjeçar shqiptar në Itali është vënë në pranga ditën e djeshme.
Arrestimi i të riut është bërë në kryeqytetin e Italisë, në Romë.
Sipas informacioneve nga policia, mediat italiane shkruajnë se në banesën e 26-vjeçarit u gjetën 70 kilogramë drogë, e llojit kanabis sativa.
26-vjeçari shqiptar jetonte në rrugën “Narugus”.
Më i veçantë ishte vendi ku shqiptari e kishte fshehur drogë. Ai e kishte futur atë poshtë dyshekut ku flinte gjumë çdo natë.
Drogën e kishte mbështjellë me qese plastike që të mos i vinte era. Pas kontrollit dhe gjetjes së drogës, i riu është prangosur.
JOQ.al