Video
Shqiptari i shpëton burgimit të përjetshëm, por ajo që humbi s’dihet kur i kthehet
Shqiptari i shpëton burgimit të përjetshëm, por ajo që humbi s'dihet kur i kthehetD. Cani
Lajme
Dritan Demiraj, shqiptari i arrestuar për vrasjen e ish të dashurës së tij italiane Lidia Nusdorfi dhe të dashurit tësaj, 30- vjeçarit, Silvio Mannina, në vitin 2014 i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm.
Mirëpo, sot, mediat italiane shkruajnë se pasi u masakrua në qelinë e burgut dhe ra në koma, shqiptari ka pësuar humbje kujtese dhe gjykata vendosi se ai është i paaftë për të qëndruar në burg.
Demiraj pësoi humbje të kujtesës, pasi u sulmua në burg një vit më parë nga një ish-boksier, i cili e kishte goditur për pesëmbëdhjetë minuta rresht në kokë me sende të forta.
Edhe pse fitoi lirinë, 30-vjeçari shqiptar do të vuajë për një kohë të gjatë mungesën e memories.
JOQ.al