Video
Shtrëngata në Gjirokastër, pezullohet mësimi në gjithë qarkun
Shtrëngata në Gjirokastër, pezullohet mësimi në gjithë qarkunA. Naçi
Lajme
Drejtoria Arsimore në Gjirokastër ka lajmëruar të gjithë nxënësit e shkollave të ciklit 9-vjeçar në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës se nuk do të zhvillojnë mësim ditën e nesërme. Shkak janë bërë shirat intesivë që kanë filluar që në orët e para të mëngjesit.
Ditën e sotme thuajse i gjithë territori i Shqipërisë është përfshirë nga një mase e madhe reshjesh shiu të cilat janë shoqëruar dhe në shumë pjesë të vendit me shtrëngata ere.
Edhe gjatë orëve në vijim në qytetin e Gjirokastrës paralajmërohet shi i madh i cili mund të shkaktojë përmbytje në disa zona.
Gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave Civile në Institucionin e Prefektit të Gjirokastrës u vendos të pezullohej mësimi në shkolla. Ky vendim është marrë pas konsultave me kreun e DAR Gjirokastra Lindita Rova dhe drejtuesve e mësuesve të shkollave në Gjirokastër, Tepelenë e Përmet për të shmangur çdo ngjarje të papritur si pasojë e intensitetit të rreshjeve gjatë të nesërmes, shkruan JuguNews.
Përjashtim bëjnë vetëm kopshtet e qytetit të Gjirokastrës pasi do të funksionojnë normalisht.
JOQ.al