Connect with us

Si ta quaj këtë dashuri, Arnav del i njohur me mamanë e Aravit, ja ç’do ndodhë nesër

Kuriozitete

Si ta quaj këtë dashuri, Arnav del i njohur me mamanë e Aravit, ja ç’do ndodhë nesër

Arnav mundohet t’i shpjegojë mamasë së Aravit se Kushi po e shpëtonte nga rrëmbyesit. Ata dalin të njohur. Arnav thotë se ka qenë në të njëjtën shkollë me Shital. Ajo habitet që Arnav është i martuar. Arnav dhe Kushi kthehen për në shtëpi. Arnav i thotë Kushit të mos përzihet në punët e të tjerëve. Kur arrijnë në shtëpi Kushi vendos të mos e ndihmojë Arnavin me asgjë.

Ai i kërkon rrobat por ajo nuk ja jep. Arnav ja merr shallin Kushit dhe i mbyll sytë. Ai vendos ta çojë në një oborr që të flasin të qetë. Arnav i kërkon falje Kushit për sjelljen e tij dhe përqafohen. Ata kthehen në shtëpi, Kushi i tregon Arnavit si shpëtoi djalin e vogël nga rrëmbyesit ndërsa Arnav i thotë se nuk duhet ta bënte sepse ata vetëm kërkonin para kurse Kushi mund ta kishte vrarë po të përplasej me makinë. Kushi futet në mendime shkruan revistawho.com.

Në mëngjes ajo vishet si kuzhiniere dhe bën krepa për Arnavin. Kushi ja çon mëngjesin në shtrat Arnavit dhe i thotë të hajë në dhomë që gratë e shtëpisë mos ta shohin pasi të gjitha po agjërojnë. Arnav i thotë Kushit të hajë dhe ajo por Kushi thotë se nuk mundet. Ajo shkon të blejë lodra që t’ua japë fëmijëve ndërsa Arnav shkon në punë.

Kushi takohet me Aravin në dyqanin e lodrave. Kushi e pyet ku e ka mamin dhe ai i thotë se ajo ka shkuar në një intervistë pune. Ndërkohë Shital është në kompaninë e Arnavit për të kërkuar punë. Ajo takohet me Arnavin. Kushi dhe Arav janë në dyqanin e lodrave. Aravit i bie të fikët revistawho. Kushi telefonon Arnavin dhe i thotë të informojë Shitalin.

Ajo i thotë se e ka sjellë Aravin në shtëpinë Raizada. Arnav dhe Shital nisen për atje. Arav vjen në vete dhe kërkon mamin e tij. Kushi i thotë se ajo po vjen por Arav largohet./revistawho.com

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top