Connect with us

Si të pastroni xhamat e makinës gjatë dimirit? Kujdes çfarë përdorni se do keni pasoja

Video

Si të pastroni xhamat e makinës gjatë dimirit? Kujdes çfarë përdorni se do keni pasoja

Si të pastroni xhamat e makinës gjatë dimirit? Kujdes çfarë përdorni se do keni pasojaS. Bardhi

Lifestyle

Me ardhjen e dimrit temperaturat ulen ndjeshëm dhe duke pasur parasysh këtë duhet të dimë mënyrat për të mbajtur të sigurta makinat tona.

Mëngjeset e ftohta kanë mbërritur dhe të gjithë po flasin për një fillim të ftohtë këtë javë, e kush më mirë e di këtë se sa ata që duhet të pastrojnë xhamat e makinave.

Sikur të mos mjaftonte kjo, pikërisht gjatë netëve të ftohta shtohen edhe vjedhjet e makinave dhe ju nuk doni që kjo t’u ndodhë, apo jo?

Për hajdutët e makinave mëngjeset e ftohta janë si një “dhuratë Krishtlindjesh”.

1.Qëndroni në makinë gjatë gjithë kohës, nëse duhet të dilni për të marrë ndonjë gjë kyçni dyert.

2.Mos e nisni makinën derisa xhamat të pastrohen plotësisht nga avulli apo akulli.

3.Mbani mend: Mos e lini fshirësen e xhamave në opsionin “auto” kur moti është i ftohtë. Nëse xhamat janë mbuluar me shtresë të akullt mund të dëmtohen motorët e fshirëseve.

4.Asnjëherë mos përdorni ujë të nxehtë për të pastruar xhamin, mund ta thyeni atë ujem ë keq akoma uji të ngrijë direkt dhe të shtohet akulli në xhamin e makinës.

5.Pastroni borën, avullin ose akullin me një furçë të butë dhe të efektshme, gjithashtu sigurohuni që edhe xhami i pasim të jetë pastruar mirë. Gjithashtu, sigurohuni që grila e përparme të jetë e pastër, përndryshe ekziston rreziku i mbinxehjes së motorit. Ah, po kujdes edhe dritat, pastrojini dhe provojini nëse janë funksionale.

6.Ajri i kondicionuar nuk është vetëm për në verë, futeni në punë dhe do u vijë në ndihmë goxha për pastrimin e xhamave.

7.Mos përdorni kurrsesi duart për të fshirë xhamat, do të lini gjurmë të yndyrshme e për më tepër nëse keni unazë në duar do e gërvishtnit xhamin. Përdorni një pëlhurë absorbuese pa shtresë nëse është e nevojshme.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top