Connect with us

“Si u largova me Lotarinë Amerikane dhe pse s’dua të kthehem në Shqipëri”

Video

“Si u largova me Lotarinë Amerikane dhe pse s’dua të kthehem në Shqipëri”

“Si u largova me Lotarinë Amerikane dhe pse s’dua të kthehem në Shqipëri”D. Cani

Lajme

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Njerëz në Fokus”, të gazetares Ola Bruko në News24 ka qenë si temë diskutimi “Shqiptarët dhe Lotaria Amerikane”.

Anisa Mimo është një nga ato shqiptare që ka shkuar në SHBA së bashku me bashkëshortin dhe jetën e saj tashmë e ka ndërtuar atje, e nuk preferon të kthehet më në Shqipëri.

Në një lidhje direkte, Anisa u shpreh:

Jetojmë në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej 3 vitesh bashkë me bashkëshortin tim. Në Shqipëri sapo u diplomova për diplomaci dhe punoja në call center. Bashkë me bashkëshortin ishim në kërkim të një pune në profesion, por ishte gati e pamundur. Bashkëshorti bëri aplikimin për Lotarinë Amerikane. Kishim aplikuar disa here. Është një procedurë e gjatë deri në momentin që arrin të ikësh në SHBA dhe duhet të kesh edhe garant. Unë kisha një kushërirën time që më strehoi dhe më pas gjetëm një punë”.

Anisa thotë se kur jetonte në Tiranë, të ardhurat nuk i mjaftonin, ndërsa nga ana tjetër, SHBA i ka dhënë mundësinë dhe për zhvillim.

Ajo vazhdon më tej:

Në momentin që u vendosëm këtu kishte sfida, por mendoj se është zgjidhja e duhur në momentin e duhur. Jemi duke u zhvilluar dhe SHBA na ka dhënë më tepër se sa mund të na japë Shqipëria. Ne filluam të punonim në pastiçeri si fillim, më pas aplikuam edhe në vende të tjera dhe tani kemi 2 vite që punojmë në bankë. Jemi sistemuar sa i përket anës profesionale dhe të ardhurave. Kur jetonim në Tiranë të ardhurat që merrnim atje nuk na mjaftonin. Mendoj për sa kohë jemi të rinj dhe për t’u rritur profesionalisht ky është vendi i duhur dhe për momentin nuk kemi ndërmend të kthehemi në Shqipëri”.

5 (2)

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top