Connect with us

Si udhëtuan Habilajt në Siçili me makinën e Tahirit, zbardhen përgjime të tjera

Video

Si udhëtuan Habilajt në Siçili me makinën e Tahirit, zbardhen përgjime të tjera

Si udhëtuan Habilajt në Siçili me makinën e Tahirit, zbardhen përgjime të tjeraD. Cani

Lajme

Përgjimet nga prokuroria italiane për bandën e Habilajve tregojnë për jetën e trafikantëve, rreziqeve, ulje-ngritjeve të trafikut dhe keqpërdorimet e milionave të fituara brenda natës, si dhe pikëpamjet e tyre mbi politikën shqiptare, përfshirë komentet tashmë të famshme për funksionimin e politikës si një organizatë kriminale

Gjithashtu hetuesit italianë shpjegojnë se më datë 24/02/2014, Moisi Habilaj së bashku me Sabaudin Çelaj kanë hyrë në Siçili në bordin e automjetit Audi A8 AA 003 GB e kanë qëndruar deri më datë 04/03/2014.

Gjatë kësaj periudhe kohore të qëndrimit të tyre në Siçili, grupi i trafikantëve shqiptarë ka realizuar me sukses transportimin nga Shqipëria të një sasie marijuane për llogari të italianit Sebastiano Sardo, person besnik i klanit mafioz Capello, i arrestuar nga policia italiane në janar të 2017. Prej verës së 2017, mafiozi Sebstiano Sardo është bashkëpunëtor me drejtësinë italiane.

Në dosjen hetimore të Gjykatës së Katanias disa herë verifikohen bashkëpunime të grupit të Habilajve me mafiozin Sebastiano Sardo.

Më datë 05/03 2014 policia antidrogë e Katanias sekuestron në këtë magazinë 30.5 kg drogë e konfiskuar në 26 thasë dhe arrestojnë shtetasin italian Gugliemo Mario i datëlindjes 1967.

Sipas përgjimeve italiane më 4 mars 2017, Moisi Habilaj e Sabaudin Çelaj nisen drejt Shqipërisë me anijen “Bari” të shoqërisë së trageteve “Ventuoris Ferries” . Nisja bëhet në ora 23.00 nga porti i Barit e mbërritje në ora 08,00 në portin e Durrësit.

Moisi Habilja e Sabaudin Çelaj udhëtojnë me makinën Audi A8 AA003 GB (në pronësi të Saimir Bashkim Tahirit) e listuar në mjetet e imbarkuara në traget, me biletën me numër 123551973.

Para nisjes drejt Shqipërisë, Moisi Habilaj takon një shqiptar, shofer kamioni i quajtur Melo, i cili do të transportonte për llogari të tij një sasi parash drejt Shqipërisë.

Më poshtë, përgjimet e publikuara nga Oranews:

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top