Connect with us

“Sillu si turist, nuk jemi CIA”, agjent sekret në ndeshjen Partizan Beograd-Skënderbeu

Video

“Sillu si turist, nuk jemi CIA”, agjent sekret në ndeshjen Partizan Beograd-Skënderbeu

"Sillu si turist, nuk jemi CIA", agjent sekret në ndeshjen Partizan Beograd-SkënderbeuK. Demiraj

Sport

merlin_129604181_37585c51-c558-425c-b2db-71129ef0fd26-master768Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times”, i ka kushtuar një reportazh ndeshjes së javës së kaluar mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut në kryeqytetin serb. Gazetari i të përditshmes së njohur ka shoqëruar në stadium gjatë gjithë ndeshjes një vëzhgues të FARE, organizatës ndërkombëtare kundër diskriminimit në futboll që bashkëpunon me UEFA-n për të monitoruar ndeshje të rrezikshmërisë së lartë.

Që në fillim të reportazhit tregohet pse vëzhguesi ishte dërguar për të monitoruar këtë ndeshje. “Dy javë më parë, të njëjtat skuadra ishin ndeshur në Shqipëri dhe UEFA më vonë kishte përpiluar një raport ku dokumentohej ‘sjellje raciste’ dhe ‘kore të palejuara’ nga tifozët e Skënderbeut, duke gjobitur klubin me 70 mijë dollarë”.

Vëzhguesi i FARE, identiteti i të cilit nuk bëhej i ditur, bashkë me reporterin e “New York Times” kishin ndjekur ndeshjen si tifozë të thjeshtë, pasi nuk duhej ngjallur asnjë lloj dyshimi te tifozët vendas. Ai kishte me vete një aparat fotografik të veçantë, me të cilin mund të filmonte çdo cep të stadiumit, edhe më të largëtin, ndonëse gjendej në një prej tribunave të tifozëve. “Thjesht sillu natyrshëm, ne nuk jemi CIA”, ishte batuta e vëzhguesit. “Kujtohu të qeshësh herë pas here. Ne duhet të dukemi si turistë, po argëtohemi”.

Një vëzhgues i tillë kishte qenë edhe në Shqipëri dhe kishte ndjekur ndeshjen në Elbasan, duke qenë “dëshmitar” i shkeljeve të rregullave nga tifozët e Skënderbeut. Ai kishte regjistruar thirrjet “Serbët duhen vrarë, shkatërruar, masakruar” dhe raporti i tij shërbeu që përveç gjobës, Skënderbeu të dënohej edhe me një ndeshje me dyer të mbyllura.

Më këtë reportazh tregoheshin edhe veprimet që kishin bërë tifozët serbë, për t’iu shmangur dënimit pasi klubi u ishte lutur që të mos bënin gjëra të tepruara. Ata kishin mbuluar të gjitha simbolet neonaziste mbi flamujt dhe logot, në mënyrë që të mos dukeshin ofenduese, edhe pse të gjithë e kuptonin përmbajtjen e tyre. Ndërkohë, tregohet se pse nuk cilësohej fyerje baneri i madh i Car Llazarit që u shpalos mbi tribunë.

“Vëzhguesi përcaktoi se pavarësisht faktit se kjo qartësisht kishte si synim të provokonte shqiptarët, ai nuk kalonte kufirin e diskriminimit. ‘Është provokues, por nëse nuk amplifikohet nga një mesazh i mëtejshëm, atëherë nuk është i mjaftueshëm. Ne mund të raportojmë atë që mendojmë ne se këto gjëra nënkuptojnë, por në terma ligjorë, duhet të provojmë se cili ishte qëllimi, arsyeja, si u ndikuan viktimat’, shpjegoi më pas koordinatori i përgjithshëm i programit të FARE, Pavel Klymenko rreth këtij baneri”, saktësohet në reportazh.

Ndërkohë, edhe thirrjet “Kosova është Serbi” nuk ishin cilësuar si diskriminuese. “Kjo përfshihej në kufijtë e pranueshmërisë, pasi është pjesë e shprehisë epolitike rajonale. Por përveç kësaj nuk ndodhi asgjë tjetër”, shkruhej në specialen e të përditshmes amerikane.

Pasi lojtarët kishin dalë për të përshëndetur tifozët serbë, pak minuta pas përfundimit të ndeshjes, fjalët e vëzhguesit të FARE lënë pak vend për interpretim. “Shihi, kjo është perfekte, kjo është ajo që duam”, ishin fjalët e vëzhguesit, i cili më pas kishte raportuar te delegati i UEFA-s se ndeshja në fjalë nuk kishte shënuar asnjë lloj incidenti.

Përshtati: Vipsport.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top