Connect with us

Skandali i Festivalit të RTSH-së, emri i fituesit merret vesh dy muaj para

Video

Skandali i Festivalit të RTSH-së, emri i fituesit merret vesh dy muaj para

Skandali i Festivalit të RTSH-së, emri i fituesit merret vesh dy muaj paraL. Çela

Slide-kryesor-1

festival

Çdo vit, shqiptarët e marrin vesh që në tetor se kush do ta fitojë Festivalin e Këngës të RTSH-së (dhjetor), në bazë të të cilit zgjidhet këngëtari që do të na përfaqësojë në maj në Eurovision.

Loja është shumë e thjeshtë: drejtuesit e festivalit e zgjedhin vetë fituesin dhe i kërkojnë të bëjë një këngë mundësisht me kompozitorin që ata duan.

Për shembull, në vitin kur fitoi Elhaida Dani me këngën “Diell”, kompozitori Aldo Shllaku ishte thirrur shumë kohë më parë nga produksioni. Ai ishte përgjigjur duke kërkuar që të bashkëpunonte vetëm me Elhaida Danin ose me Elsa Lilën dhe në fund i është plotësuar dëshira.

Pra, në RTSH nuk ka garë. Si institucion tipik shtetëror, gjithçka bëhet si në punët e shtetit, në mënyrë fiktive. Kjo është arsyeja pse këngëtarët më të mirë nuk konkurrojnë më në këtë festival 100% fasadë.

Menduat se sivjet do të kishte ndonjë ndryshim? Absolutisht jo. Ne jemi interesuar për të marrë vesh fituesen dhe rezulton se ajo do të jetë Arilena Ara.

Madje, disa këngëtarë na rrëfejnë se kanë refuzuar të marrin pjesë në festival, ngaqë e dinin me kohë këtë informacion.

E lexuat mirë: RTSH-ja i fton këngëtarët, sepse atyre vështirë që u shkon ndër mend të bëhen pjesë e një konkursi, ku fituesi dihet dy muaj përpara.

Nëse vitet e kaluara RTSH-ja nuk ka befasuar aspak me emrin fitues, urojmë që kësaj here lajmet paraprake ta nxisin ta bëjë garën të hapur dhe përfaqësuesi ynë në Eurovision të mos jetë emri që përflitet. /JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top