Connect with us

Skandali në QSUT, pacienti futet pa radhë në operacion pas ryshfetit që i jep infermierit

Video

Skandali në QSUT, pacienti futet pa radhë në operacion pas ryshfetit që i jep infermierit

Skandali në QSUT, pacienti futet pa radhë në operacion pas ryshfetit që i jep infermieritF. Gjoni

Lajme

Historia e ryshfetit në spitalet e vendit tonë jo vetëm që vazhdon ende por duket se do të vazhdojë edhe për shumë gjatë.

Mbrëmjen e sotme një kamera e fshehtë e transmetuar nga emisioni investigativ “Stop” ka dëshmuar një tjetër rast kur personeli mjekësorë në spitalin francez pranë QSUT-së, kërkon ryshfet për të përshpejtuar një operacion.

Një pacient i cili kishte nevojë për një ndërhyrje në sy për të hequr perden që i ishte krijuar, ka hyrë në operacion pa radhë e pa asnjë dokument.

Për këtë infermieri i ka kërkuar një shumë prej 400 mijë lekësh të vjetra, duke e kaluar kështu si “rast urgjent” e duke e futur në operacion pa pasur nevojë për të ndjekur procedurat si të gjithë pacientët e tjerë të cilat nuk kanë mundësi të paguajnë ryshfet.

Pacienti pasi ka biseduar me infermierin Ylli Cora, e përmes tij edhe me mjeken Eneda Rustemi, ia doli të kryejë ndërhyrjen.

Biseda mes pacientit, infermierit dhe mjekes:

Infermieri– Si je?

Qytetari – Mirë! Si të kam?

Infermieri– Mirë je? Erdhe?

Infermieri–Çfarë do bësh tani?

Qytetari – Me vënë lenten, me heq perden.

Infermieri– Këtë cipën?

Qytetari – Si tjetrin. A e mban mend si bëra tjetrin?

Infermieri– Aaa, është tjetër punë ajo. Flasim ndryshe tani.

Infermieri– Këto i planifikojmë të paktën një javë më përpara. Tani, ne do vemi t’i themi doktoreshës, t’i themi është aty ajo, nesër është e enjte?

Qytetari – Po!

Infermieri– T’i them unë, mbase të bën ndonjë kështu…, urgjencë. Të shtosh ndonjë lek më tepër, pastaj të hapë kartelën, sikur ta bëjmë urgjente, se kështu është më mirë.

Qytetari–Dhe më mirë.

Infermieri– Hajde një herë nesër!

Doktoresha – Të vijë një herë nesër! N.q.s, kemi mundësi të bëjmë nesër, të bëjmë nesër, se ka një rregull të caktuar. Duhet të futesh më përpara në sistem, pastaj.

Doktoresha – Kanë ndryshuar rregullat nga viti tjetër. Cdo ditë bëhen dhe kemi një numër të caktuar në ditë. E para njëherë, duhet të bësh urgjencë nesër. Duhet të jesh te mjeku i urgjencës. E dyta, mund të kalojë numrin e operacioneve dhe unë vetëm nesër, kam shtatë.

Doktoresha – Gjithsesi, ti nesër hajde në 8 gjysëm të mëngjesit njëherë! Po të kemi mundësi, do të fusim. Do të rregullojmë në një…,mënyrë tonën të mundshme.

Infermieri– Ma ler mua, të flas me doktoreshën dhe të shofim, sesi do bëjmë!

Infermieri–Ajo tha: jau ka ndaluar shefi, të bëjnë më shumë se pesë operacione. Ti, përveç që nuk do vish ligjërisht, që duhet të regjistrohesh një javë përpara! Duhet të planifikosh, duhet konfirmimi i shefit, shefi i fut në sistem, e…tyryly tyryly tyryly. Kështu që, ty do të futë direkt në urgjencë pa asnjë dokument fare. Për këtë do ta flasim me doktoreshën.

Qytetari – Duhet të përgatitem?

Infermieri–Këtu treqind mijë bëjmë.

Qytetari – E di!

Infermieri– Dyqind e pesëdhjetë lente. Po ti nuk do marrësh, se do i them kësaj unë, ta merr lenten vetë ajo, të rrish ta blesh farmacive.

Infermieri– Treqind të bëjnë këto një herë, që dhe një kafe kësaj doktoreshës. Për këtë jashtë radhe që po të bën ajo, urgjencë pa dokumente, pa gjë prej gjëje, unë nuk di, ca të them. Po them një katërqind mijë lekëshe, nuk do vish nesër.

Qytetari – Dhe një katërqindëshe plus?

Infermieri– Jo, jo! Katërqind gjithsej, treqind dhe njëqind për këtë, që do të fusë pa radhë, do t’i thotë shefit, pa sistem, pa letra dhe ta bëjë nesër atje.

Qytetari – Ok!

Qytetari shkon në Spitalin Francez dhe dorëzon paratë.

Takimi II

Qytetari – Si kaluat?

Infermieri– Mirë!

Qytetari – A mundemi, ta bëjmë sot?

Infermieri–Po kështu them unë. Ja, të flasim me atë.

Qytetari – Ta bëjmë dhe pagesën?

Infermieri– Po mirë! Unë fola me xxxx, i mbyll unë ato.

Infermieri– Mirë atëherë, hajde!

Qytetari – XXXX XXXX

Doktoresha – Sa vjec?

Qytetari – 50!

Doktoresha – Shumë i ri qenke! Pse i ke bërë?

Doktoresha – Ore, dëgjo doktoreshën! Ke perde, po pse të është vënë? Ke ndonjë sëmundje tjetër?

Qytetari – Nuk shifsha.

Doktoresha – XXXX.. ore, hajde këtu! XXXX qartësohu! Ti ke bërë një perde, nuk është normal për moshën tënde. Shife, sa të moshuar janë këta, që bëjnë perden. Pse e ke bërë? Ke ndonjë diabet, tension? Ke reumatizëm? Ca ke?

Qytetari – Vetëm m’u errësuan sytë.

Doktoresha – Ok! Shko te mjeku!

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top