Video
Skandali në shkollën e Vlorës, mësuesi dhunon barbarisht nxënësit
Skandali në shkollën e Vlorës, mësuesi dhunon barbarisht nxënësitA. Shehaj
Lajme
Një moment skandaloz është filmuar në shkollën "24 Maji" në qytetin e Vlorës, ku një mësues ka dhunuar në mënyrë mizore një prej nxënësve të cilit i jepte mësim.
Nxënësit dhe prindërit shprehen se videoja është regjistruar më 20 tetor gjatë një ore mësimi. Emri i mësuesit nuk është bërë i ditur, ama mësohet se ai jep lëndën e gjeografisë.
Siç tregojnë nxënësit, kjo nuk është hera e parë që mësuesi i dhunon dhe nuk tregon mëshirë për ta. Gjithashtu, mësuesi shpesh shkon i dehur në orët mësimore.
JOQ.al