Video
Skandali/Si po rrit Veliaj numrin e qenve të rrugës para tenderit
Skandali/Si po rrit Veliaj numrin e qenve të rrugës para tenderitA. Shehaj
Lajme
Nënpunësi dixhital i ish-kryeministrit Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme një tjetër skandal që dyshohet se është duke zënë vend në Bashkinë e Tiranës.
Bëhet fjalë për një denoncim në lidhje me qentë e rrugës. Në denoncimin e bërë publik nga Berisha, qytetari dixhital tregon se është punonjës i AKU-së dhe disa ditë më parë i nxorën që të bënin një inspektim dhe të numëronin qentë e rrugës në kryeqytet.
Sipas tij, në Tiranë ka rreth mijë qenë endacakë, por eprorët i detyruan të firmosnin për 20 mijë të tillë, vetëm e vetëm që firma e sterilizimit të marrë fonde më shumë dhe t'i ndajë ato më Lali Lekun.
Ja çfarë shkruan Berisha:
Shikoni si vjedh Lal Plehu edhe me tredhjen e qenve te rruges!
Nepunesi dixhital informon per nje vjedhje tjeter te paskrupullt te Lal Plehut edhe me tredhjen e qenve te rruges.
Me urdher te Lal Plehut numri i qenve te rruges ne Tirane u rrit nga 2000 qe ishte me dokumenta, ne 20000 te tille, kjo vetem e vetem qe tendermeni te merrte parate per sterilizim jo per 2000 por per 20 mije qen apo 10 here me shume se sa nr i vertet i tyre. Kjo vetem e vetem per te ndare parate me Lal plehun.
I bej thirrje prokurorise te hetoje vjedhjen flagrane ne Bashkine e Tiranes! sb
“Pershendetje z. Berisha, punoj tek Agjensia e mbrojtjes se konsumatoreve, Bashkia Tirane, dhe dua t'ju njoftoj se para pak muajsh na nxorren me detyrim ne rruge te numerojme qente e rruges ndonese nuk kemi ate detyre. Numeruam rreth 2,000 qen rrugesh ne gjithe Tiranen dhe e raportuam. Shefat nuk ishin te kenaqur dhe na bene presion te firmosnim sikur ishin 20,000 qen neper rruget e Tiranes. U cuditem por nuk kuptonim pse. Keto dite morem vesh qe kjo ishte nje loje qe te perlahen para per 20,000 sterilizime dhe fituesit e tenderit te ndajne parate me kreun e bashkise. Anonim ju lutem”
JOQ.al