Video
Skandaloze! Ministrja e Shëndetësisë vetëshpallet Mbretëreshë e Shqipërisë
Skandaloze! Ministrja e Shëndetësisë vetëshpallet Mbretëreshë e ShqipërisëL. Çela
Lajme
Para dy javësh pamë sesi studentët e Akademisë së Rendit duhet të mësonin përmendësh fjalimet e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa, dhe na u duk çmenduri, por ja që çuditë e qeverisë sonë nuk kanë të sosur.
Skandali i radhës vjen nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila e ka vetëshpallur veten Mbretëreshë të Shqipërisë.
Nuk është shaka, jo. Për këtë mjafton të shihni foton e mëposhtme, ku shfaqet programi i Konferencës së 25-të Kirurgjikale Shqiptare, e zhvilluar më 27-28 tetor 2017.
Në rreshtin ku njoftohet fjala hapëse e Manastirliut – një tifoze e flaktë e Kryeministrit Edi Rama që në rininë e hershme, arsyeja pse sot ka marrë rolin e Ministres si dhuratë nga Babagjyshi – shkruhet "Shkëlqesia e Saj".
Kaq mjafton për të kuptuar se ku jetojmë dhe kush na qeveris. /JOQ.al
JOQ.al