Video
Skënderbe i “trembur”, del i mposhtur nga stadiumi i Beogradit
Skënderbe i "trembur", del i mposhtur nga stadiumi i BeograditK. Demiraj
Sport
Pavarësisht se Skënderbeu u përpoq me të gjitha forcat të mos dilte pa pikë nga Beogradi, ishte një mision i pamundur për bardhekuqtë e drejtuar nga Ilir Daja.
Korçarët janë mposhtur sot 2-0 nga Partizani i Beogradit, ndeshje e vlefshme për grupet e Europa League. Fillimi ishte i mirë, por serbët e mblodhën dhe shënuan në fund të pjesës së parë.
Një goditje dënimi e ekzekutuar nga Tosiç përfundoi në rrjetë dhe pjesa e parë u mbyll 1-0 për serbët. Në të dytën do të vinte edhe goli i sigurisë, me Tauamba që mposhti për të dytën herë Shehin.
Partizani ishte më lart dhe mund të kishte shënuar edhe më shumë, por portieri durrsak i korçarëve vijon të tregojë një formë të mirë. Kjo humbje thuajse i zeron shpresat korçarëve për të kaluar në turin tjetër.
JOQ.al