Video
Skënderbeu luan sonte shansin e fundit në Europa League
Skënderbeu luan sonte shansin e fundit në Europa LeagueK. Demiraj
Sport
Skënderbeu rikthehet sonte në mbrëmje të luajë ndeshjen e parafundit për grupet e Europa League. Korçarët presin në orën 21.05 në "Elbasan Arena" Dinamon e Kievit.
Për bardhekuqtë ky është shansi i fundit nëse duan një kualifikim më tej. Nëse fitojnë sot, shanset për të vazhduar në fazën tjetër janë shumë të mëdha.
Formacioni
Ilir Daja do t’i kthehet përsëri rreshtimit që i solli suksese Skënderbeut në këtë edicion në Ligën e Europës. Me riaftësimin e Lilajt dhe me kthimin e Osmanit në gjendje për të përballur një ndeshje nga fillimi deri në fund në Europë, Daja do t’i besojë përsëri rreshtimit 4-1-4-1 që i mundësoi të kualifikohej në fazën në grupe të turneut.
Ndaj Dinamos në Kievit, ndryshimi i vetëm do të jetë në mbrojtje. Ashtu siç bëri të ditur vetë trajneri në konferencën për shtyp, Jashanica do të jetë në stol pasi nuk është në 100%, ndërsa në vend të tij do të luajë Aliti nga minuta e parë.
Osmani do të pozicionohet në rolin e tij të zakonshëm para mbrojtjes, ndërsa përpara do të rreshtohet dyshja Lilaj-Muzaka. Ky i fundit ishte deri në fund në balotazh me Takun, por Daja ka vendosur t’i besojë eksperiencës së Muzakës, i cili shënoi golin e vetëm të korçarëve në duelin e parë ndaj ukrainasve.
Sa i përket sulmit, ai është i “blinduar” me Xhejms e Gavazaj nga krahët që mbështetin Soue, të vetëm në qendër.
JOQ.al