Video
Skënderbeu nuk do jetë vetëm, 2000 shqiptarë marshojnë nesër drejt Beogradit
Skënderbeu nuk do jetë vetëm, 2000 shqiptarë marshojnë nesër drejt BeograditK. Demiraj
Sport
Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit është caktuar nga UEFA që të luhet pa tifozët respektivë. Në Elbasan munguan serbët dhe e njëjta gjë duhet të ndodhë dhe nesër në Beograd, por në situata të tilla shqiptari nuk e njeh ligjin.
Klubi korçar nuk do të jetë i vetëm nesër por do të mbështetet nga 2000 shqiptarë të cilët planifikojnë që të marshojnë me flamujt kuqezi në Beograd në mbështetje të klubit korçar.
Sipas “Presheva Jonë”, grupe të organizuara tifozësh të Luginës së Preshevës do të ndërmarrin këtë nismë për t’i treguar ekipit korçar se ka mbështetje edhe në Serbi dhe nuk duket ta ndjejë kurrsesi veten vetëm.
Shteti serb nuk u ka lejuar tifozëve nga Lugina e Preshevës të blejnë bileta për ndeshjen në fjalë, pavarësisht interesimit të madh.
Në këtë mënyrë, ata janë organizuar në mënyra të tjera për të treguar dashurinë e tyre për flamurin shqiptar të cilin do ta valëvisin në kryeqytetin e Serbisë, edhe pse jo në stadium.
Njoftimi i plotë:
“Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” në kontakt me klubet sportive dhe shoqata të tjera shqiptare në Luginën e Preshevës ka mësuar se nesër në Beograd do të valëvisin flamurin kuqezi edhe mbi 2 mijë shqiptarë nga tri komunat (Medevgjë, Bujanoc dhe Preshevë) së bashku me shqiptarët e Vranjës, Nishit bashkë me ata në Beograd që aktualisht janë vetëm 10000 e dikur mbi 100000”, shkruan agjencia e lajmeve në fjalë.
JOQ.al