Video
Skënderbeu-Partizani / Ekipi serb merr bukë me vete, ka frikë se i helmojmë
Skënderbeu-Partizani / Ekipi serb merr bukë me vete, ka frikë se i helmojmëL. Çela
Sport
Të enjten, "fushëbeteja" e radhës Shqipëri-Serbi do të jetë stadiumi “Elbasan Arena”, aty ku Skënderbeu do të presë Partizanin e Beogradit në Europa League.
Duke marrë parasysh petkun politik që vesh këtë përballje, niveli i sigurisë do të jetë mbi normalen. Kjo i ka acaruar serbët, të cilët gjithçka e shohin si provokim.
Gazeta “Informer” e quan gjendje të jashtëzakonshme faktin që delegacioni nga Beogradi do të shoqërohet nga forcat speciale, duke "harruar" se vetë klubi do të ketë me vete 4 roje shtesë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, raportohet se serbët do të kenë gjithashtu një kuzhinier personal për skuadrën, sepse dyshojnë në gjithçka që mund të ndodhë në Shqipëri.
JOQ.al