Video
Sollën kokainë nga Kolumbia, kush janë 3 “Narco-t” shqiptarë që u arrestuan në Greqi?
Sollën kokainë nga Kolumbia, kush janë 3 “Narco-t” shqiptarë që u arrestuan në Greqi?D. Cani
Lajme
Një 47-vjeçar grek dhe tre shqiptarë të moshës 29, 30 dhe 49 vjeç kanë rënë në pranga gjatë operacioneve policore në Larisa dhe Athinë.
Sipas policisë greke, është bërë i mundur asgjësimi i një grupi kriminal që sillte nga Amerika Latine sasi të konsiderueshme kokaine, me qëllim që t’i trafikonte në tregun grek.
Gjatë kontrolleve të policisë në banesat, magazinat ndhe automjetet e të arrestuarve u gjetën dhe u sekuestruan:
10,5 kg kokainë,
Një pistoletë dhe 9 fishekë,
Një shumë parash prej 3.250 eurosh,
Një presë për ngjeshjen e drogës
Një peshore elektronike,
10 telefona celularë.
Sipas autoriteteve fitimi i grupit kriminal nga shitja e gjithë sasisë së kokainës do të ishte 500.000 euro.
Pas arrestimit, të katër ata janë dërguar në prokurorinë e Athinës.
JOQ.al