Video
Spiropali thumbon Bashën: Karavidhe, ule qepenin e gojës
Spiropali thumbon Bashën: Karavidhe, ule qepenin e gojësA. Shehaj
Lajme
Pas fjalës para mediave të Lulzim Bashës, në përfundim të takimit të tij me Donald Lu, ka "thumbuar" Elisa Spiropali. Ajo thotë në një status të sajin se Basha foli me pengesë në fyt pas goditjeve që mori nga amerikanët.
Duke thënë se ndihet krenare për Partinë Socialiste, Spiropali këshilloi demokratët "të ulin qepenin e gojës" ndërsa i cilësoi edhe si "karavidhe".
Statusi i plotë i Elisa Spiropalit:
Lulzim Basha u përpoq shumë por nuk e fshehu dot pengesën në fyt, pas dy goditjeve të njëpasnjëshme që mori maskarada politike me drejtësinë, nga asistent Zv.Sekretari i Shtetit dje dhe ambasadori i SHBA z.Donald Lu sot.
Mbështetje hetimit, deri në fund, por jo shënjestrime politike (siç bën Fronti i Dëshpërimit). Zbulim i të vërtetës për qytetarët, deri në fund, por jo gjyqe si në komunizëm (siç bëjnë Karavidhet e Shportës Opozitare).
Pa faj apo me faj, nuk e thotë dot askush përveç hetimit dhe gjykimit (kështu që ta ulin qepenin e gojës të gjithë dhe të respektojnë Kushtetutën e ligjin)!
Ja këto mori vesh Lulzimi dje dhe sot e doli me fytin shtrënguar, prej nga nxori me sytë përtokë vaktin e ditës opozitare.
Krenare për Partinë Socialiste dhe për këtë shumicë qeverisëse që drejtësinë e ka frymë, jo llogore si vulëhumburit e opozitës së dërrmuar në 25 qershor.
JOQ.al