Video
Strakoshën e shpëton Zoti, për pak bëri gafën më të madhe me Higuainin
Strakoshën e shpëton Zoti, për pak bëri gafën më të madhe me HiguaininL. Çela
Sport
Portieri Thomas Strakosha për pak sa nuk bëri gafën më të madhe në karrierë në ndeshjen e sotme me Juventusin.
Ai i cili është praktikisht numri 1 i kombëtares shqiptare, aktualisht te Lazio, donte të largonte topin nga zona e tij, por sfera kapi këmbën e sulmuesit Gonzalo Higuain dhe thuajse u kthye në gol.
Për fatin e mirë të gardianit kuqezi, topi ra në traun e sipërm të portës. Gjithçka u mbyll me kaq, por Strakosha u mpi i tëri, i vetëdijshëm se do të bëhej më qesharak se kurrë.
Shihni videon e mëposhtme dhe jepni mendimin tuaj për episodin!
JOQ.al