Connect with us

Studimi – Fëmijët që nuk pijnë qumësht lope janë më të shkurtër

Video

Studimi – Fëmijët që nuk pijnë qumësht lope janë më të shkurtër

Fëmijët që pijnë qumështin e lopës kur rriten bëhen më të gjatë sesa fëmijët që pijnë qumësht tjetër alternativ, si qumësht orizi, apo qumësht soje a bajameje.

Studimi i publikuar sot në American Journal of Clinical Nutrition, zbuloi se një fëmijë që konsumon cdo ditë i një gote qumësht që nuk është qumësht lope shoqërohet me një gjatësi 0.4 centimetra më të vogël sesa mesatarja për një fëmijë të moshës së tij.

Studimi ka përfshirë 5034 fëmijë të shëndetshëm në Kanada të moshës 2- 6 vjeç për një periudhë kohe prej 38 muajsh. 51 % e tyre ishin djem dhe studimi është kryer për periudhën Dhjetor 2008 – Shtator 2015

Rreth 5 % e këtyre fëmijëve pinin qumësht që nuk është i lopës, 84 % pinin vetëm qumësht lope dhe 8 % pijnë të dy llojet e qumështit ndërsa 3 % nuk pijnë asnjë lloj qumështi.

Dr. Jonathon Maguire, Drejtuesi i studimit i spitalit St. Michael’s në Toronto thotë se zbulimi surprizues është se fëmijët ishin të shkurtër në varësi sasisë së qumështit që ata konsumojnë”

“Nuk ka të bëjë me faktin se nëse nuk konsumon qumësht lope, je pak më i shkurtër. Por me faktin se nëse po konsumon qumësht të ndryshëm nga ai i lopës, me çdo filxhan të konsumuar, ky fëmijë në krahasim me fëmijët e tjetër të moshës së tij është më i shkurtër. Kjo është surprizë”

Por a do të korigjohet kjo gjatësi kur fëmijët të rriten?

“Mbetet pikëpyetje. Nuk e dimë nëse fëmijët që nuk konsumojnë qumësht lope mund ta rifitojnë këtë gjatësi me kalimin e kohës, apo nuk mund ta bëjmë. Koha do e vërtetojë. Por nga përvoja pediatrike dimë se në përgjithësi fëmijët që kanë këtë linjë të rritjes do e kenë dhe në pjesën tjetër të fëmijërisë dhe kur të rriten” thotë Maguire

Ky studim është i sigurtë se do të hapë debatin lidhur me të mirat e të ushqyerit me qumështin e lopës versus qumësht tjetër alternativ.

Me kërkimet e saj Amy Joy Lanou, profesoreshë e shëndetit dhe mirëqënies në Universitetin North Carolina-Asheville, beson se qumështi i lopës nuk është ushqim i domosdoshëm. Për këtë studim ajo mendon se është e papërshtatshme krahasimi i gjatësisë me shëndetësin

“Fëmijë të gjatë dhe shëndoshë nuk do të thotë domosdoshmërisht të rritur të shendetshëm, apo fëmijë të shëndetshëm. Mendoj se përdorimi i termit gjatësi si shenjë për një fëmijë të shëndetshëm nuk është e përshtatshme”

Studimi tregon se një nga arsyet e kësaj diference në gjatësi mund të ketë lidhje me faktin se qumështi me bazë bimore nuk stimulon insulin si faktor rritjeje ose IGF sic e bën qumështi i lopës. Studimi ka zbuluar se të rriturit me nivel të lartë të IGF (Insulin-like groëth factor 1 ) kanë rrisk më të lartë të riprodhimit të kancerit.

Nga ana tjetër profesoresh Lanou i bën thirrje prindërve të cilët fëmijëve i japin qumësht bimor të mos shqetësohen por të sigurohen se fëmijët e tyre po marrin mjaftueshëm proteina nga ushqime të tjera gjatë ditës

/Oranews.tv/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top