Connect with us

Sulm me armë në zyrat e PASOK, kush ishin të rinjtë që sulmuan për herë të tretë partinë opozitare

Video

Sulm me armë në zyrat e PASOK, kush ishin të rinjtë që sulmuan për herë të tretë partinë opozitare

Sulm me armë në zyrat e PASOK, kush ishin të rinjtë që sulmuan për herë të tretë partinë opozitareF. Gjoni

Lajme

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak orë më parë në drejtim të zyrave qendrore të partisë opozitare, PASOK.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën “Harilao Trikupi” në Athinë. Nga raportimet e para mësohet se janë dëgjuar 4-5 të shtëna në drejtim të zyrave, por për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Dëshmitarët kanë rrëfyer se kanë parë dy të rinj me motor të cilët kanë qëlluar më breshëri dhe janë larguar me shpejtësi.

Plumbat janë drejtuar nga oficerët e policisë që ruajnë zyrat, por nga raportimet e fundit thuhet se në shënjestër nuk kanë qenë nënpunësit e policisë, por zyrat e partisë.

PASOK është sulmuar edhe dy herë të tjera në vitet e fundit dhe dyshohet se bëhet fjalë për një sulm nga celulat e mbetura të organizatave ekstremiste marksiste që operojnë në vend.

Sipas “Protothema”, thuhet se në janar të 2017 dhe në maj të 2014, zyrat e PASOK në qendër të Athinës ishin sulmuar sërish.

Në një komunikatë të shkurtër për “ANT1”, zëdhënësi i PASOK Pavlo Hristidis është shprehur se disa nga anëtarët e partisë kanë qenë në zyrë në momentin që ka ndodhur sulmi, ndërkohë thekson sërish se ky është një sulm që përsëritet ndaj tyre.

Hristidis u shpreh:

Ishte një sulm që sigurisht nga shokoi të gjithëve. Është diçka që fatkeqësisht ne e kemi përjetuar sërish para disa muajsh, dhe duket se çdo javë kemi nga një sulm. Ne nuk duam të ndërhyjmë në hetimet e policisë, por kërkojmë që të zbardhet sa më shpejt se çfarë po ndodh, pikërisht në mes të Athinës".

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top