Video
Surprizon Panuçi, fut titullarë ndaj Turqisë dy afrimet e reja të Kombëtares
Surprizon Panuçi, fut titullarë ndaj Turqisë dy afrimet e reja të KombëtaresK. Demiraj
Sport
Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen miqësore ndaj Turqisë. Prej disa ditësh, ekipi është duke u përgatitur në Antalia për këtë sfidë.
Sa i përket formacionit, pritet të ketë shumë surrpiza. Sabien Lilaj dhe Astrit Ajdareviç do të kenë mundësinë të tregojnë vlerat e tyre pasi do aktivozohen që nga minuta e parë.
Trajneri Panuçi kërkon të shohë aftësitë në grup të dy futbollistëve që i janë bashkuar së fundmi përfaqësueses shqiptare, duke zgjedhur që Kamer Qaka ta nisë ndeshjen nga stoli.
Në seancën e sotme stërvitore, trajneri i kuqezinjve ka provuar formacionin me të cilin do të nisë takimin kundër skuadrës turke dhe zgjedhjet e tij janë thuajse të gjitha të qarta.
Ky pritet të jetë nesër formacioni titullar: Berisha, Mavraj, Ajeti, Hysaj, Lenjani, Lilaj, Xhaka, Ajdarevic, Roshi, Grezda, Sadiku.
JOQ.al