Video
Tahiri i kërkoi takim, Kryeprokurori ia pret shkurt: Jo sot!
Tahiri i kërkoi takim, Kryeprokurori ia pret shkurt: Jo sot!F. Tenolli
Lajme
Saimir Tahiri i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm takim në lidhje me një sqarim ndaj implikimit të emrit të tij në çështjen e Moisi Habilajt.
Shkak mendohet se mund të jetë botimi i shkrimeve në shtypin italian për përfshirjen e tij në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Burime nga Prokuroria deklarojnë se Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla për shkak të angazhimeve nuk do ta realizojë sot takimin me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Një burim zyrtar në Prokurori i tha për Panoramënse arsyeja pse Llalla nuk e ka pritur Tahirin është fakti se ai konsiderohet person ‘i dyshuar’ sa i përket çështjes që po hetojnë italianët për trafikun e drogës.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 16:00.
JOQ.al