Video
Takimi me Llallën: Ja pse doja ta takoja para se të niste gjithçka
Takimi me Llallën: Ja pse doja ta takoja para se të niste gjithçkaF. Tenolli
Lajme
Natën e sotme Tahiri ka folur edhe mbi një përplasje të mundshme me Prokurorin e Përgjithshëm. Ai ka shtuar se marrëdhënia midis tyre mund të ishte më e mirë.
Ish-ministri i brendshëm ak folur gjtihashtu edhe për 4 klanet mafioze që "qeverisin" Shqipërinë.
Pse deshët të takonit prokurorin?
Të hapte hetimet për mua. Të bënte verifikimet. Kam interes që kjo çështje të shkojë deri në fund. Kur u bënë këto akuza herën e parë unë shkova në prokurori. Jam përballur dhe kam marrë kostot e mia për zgjedhjet që kam bërë.
A ka pas përplasje mes jush dhe Prokurorit të Përgjithshëm?
Edhe ka pasur, por mendoj se duhej të kishim një marrëdhënie më të mirë.
E ke kontaktuar Xhafën?
Jo, fare.
Përsa i përket 4 familjeve kriminale Tahiri është shprehur si më poshtë:
Kam respekt për ambasadoret sepse gjatë detyrës i kam njohur ndryshe, përfshirë dhe zotin Lu. S’jam politikan që shtrihem barkas apo i puth dorën ambasadorit.
Në shtëpinë time s’ka të huaj të vijë të zgjidhë problemet. S’ka nevojë Shqipëria për ambasadorë të vijnë e të më tregojnë sa familje mafioze ka, po të vijnë të më japin ndihmë konkrete.
Ambasadorin amerikan e veçoj për kurajo të pashoq krahasuar me gjithë ambasadorët e tjerë.
Në Shqipëri s’ka familje mafiozësh, por klane kriminale lehtësisht të çmontueshëm.
Më shumë sesa një kriminel lagje, kam problemin që fëmijët e tyre mund të kthehen në kriminelw se s’kanë të ardhme.
JOQ.al