Connect with us

Të dhëna shokuese: Shqipëria në vend të parë për vdekjet e nënave

Video

Të dhëna shokuese: Shqipëria në vend të parë për vdekjet e nënave

Të dhëna shokuese: Shqipëria në vend të parë për vdekjet e nënaveA. Naçi

Lajme

Për fat të keq Shqipëria ka numrin më të lartë të vdekjeve amësore se sa vendet e rajonit. Duke u bazuar të dhënave të OurWorldinData, Shqipëria është vendi me vdekshmërinë foshnjore më të lartë në rajon. Nga të dhënat më të fundit të vlefshme për të gjitha shtetet e botës është përllogaritur se në 100 mijë lindje, 29 gra humbën jetën.

Ky tregues ka mbetur pothuajse i pandryshuar që nga 2012, kur norma ishte 30 vdekje në 100 mijë lindje, shkruan Monitor.

Megjithatë, krahasuar me fillimin e viteve 90 kur norma e vdekjeve të nënave ishte 70 për 100 mijë lindje, ky tregues është përmirësuar ndjeshëm .

Kjo normë është më e larta në Ballkanin Perëndimor.

Pas Shqipërisë, me normë më të lartë të vdekshmërisë amësore renditet Serbia, ku në 100 mijë lindje 17 gra humbën jetën.

Bosnje Hercegovina numëronte 11 vdekje të nënave për 100 mijë lindje.

Ndërsa Maqedonia dhe Mali i Zi kishin një normë relativisht të ulët, përkatësisht 9 dhe 8 vdekje të nënave për 100 mijë lindje.

Vdekshmëria amësore përshkruhet nga Organizata Botërore e Shëndetit si vdekja e një gruaja gjatë shtatzënisë apo brenda 42 ditëve të përfundimit të shtatzënisë, prej çdo shkaku që lidhet me shtatzëninë apo mbarëvajtjen e saj, por jo prej shkaqeve aksidentale.

Në botë

Treguesi i vdekshmërisë amësore për të gjithë botën është 216 vdekje për 100 mijë lindje. Aktualisht numri mesatar i lindjeve në botëështë afërsisht 140 milionë lindje dhe përafërsisht OurWorld in Data përllogarit se numri i nënave që kanë probabilitet të lartë që të humbin jetën është 303 mijë.

Normë më të ulët vdekshmërie amësore ka Europa Perëndimore, Kanadaja, Australia dhe Japonia, ku norma është nga 0-10 vdekje për 100 mijë lindje. Europa Lindore, ku bën pjesë dhe Shqipëria, ShBA, Kina dhe një pjesë e vendeve të Amerikës Latine, norma përllogaritet në intervalin e 10-50 vdekje në 100 mijë lindje.

Normë më të lartë kanë vendet në zhvillim, veçanërisht Afrika, ku vdekjet amësore e tejkalojnë shifrën 200 për 100 mijë lindje.

eks

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top