Video
Te Partizani bëhet drejtor vëllai i Kryeministrit, e nis me 4 mijë euro gjobë për lojtar
Te Partizani bëhet drejtor vëllai i Kryeministrit, e nis me 4 mijë euro gjobë për lojtarL. Çela
Sport
Partizani vazhdon të jetë në krizë, të cilën në ndeshjen e fundit kundër Laçit nuk ia zgjidhi as trajneri Sulejman Starova.
Kjo ka detyruar presidentin Gaz Demi të marrë masa. Ai është sugjeruar nga njerëzit pranë klubit për t'i trembur lojtarët duke u vendosur një ultimatum për të fituar minimumi 7 pikë në tri ndeshjet e radhës.
Madje, Demi u ka vendosur edhe gjobë 4 mijë euro për kokë lojtarëve.
Ajo që pritej, ndërkohë, ka ndodhur. Drejtori i ri i klubit të kuq është Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama. Luciano Moggi mund të thuhet se është drejt largimit nga Partizani ose do të mbetet thjesht këshilltar.
JOQ.al