Video
Të refuzosh Realin kur Juventusi është në krizë, e dini kush e ka bërë këtë?
Të refuzosh Realin kur Juventusi është në krizë, e dini kush e ka bërë këtë?L. Çela
Sport
Futbolli është një botë e madhe, e cila të ndihmon të njohësh karakterin e lojtarëve. Jo të gjithë ndjekin parimet, por personazhe të tillë janë të përjetshëm në zemrat e tifozëve.
Njëri prej tyre është ish-sulmuesi i Juventusit, David Trezegue, i cili së fundmi ka zbuluar se në vitin 2006 ka refuzuar klubin më të madh, Real Madridin.
Ja ç'ka thënë francezi:
Në periudhën e dytë të trajnerit Fabio Capello, mora një telefonatë nga madrilenët. Juventusi sapo kishte pësuar një krizë, por unë refuzova. Fatmirësisht, kishim lojtarë që nuk donin të largoheshin. Për shembull, Del Piero, Buffon dhe unë. Janë disa vlera të cilat na janë përcjellë dhe sot duhet të jemi mirënjohës".
Çfarë mendon vallë Zlatan Ibrahimovic për këtë veprim domethënës?
JOQ.al