Video
Të shtysh karrocën në Tiranë është si të plotësosh një fjalëkryq
Të shtysh karrocën në Tiranë është si të plotësosh një fjalëkryqL. Çela
Vec-e-jona
Solidarizohemi me personat që kërkojnë sa më shumë biçikleta dhe duam vërtet një Tiranë në formën e Amsterdamit, por harrojmë se lëvizja në metropolin shqiptar nuk është vetëm me mjete, por edhe në këmbë, madje edhe me një karrocë…
Habitemi kur shohim një qen që kalon në vijat e bardha të rrugës, por nuk habitemi që një nënë apo baba me karrocën që shtyn, duhet shpesh ta mbajë në krahë për të kaluar nga një cep në tjetrin.
E dini pse? Sepse në Tiranë, përjashto disa zona të qytetit, në shumicën e urbanistikës, të vjen të pyesësh veten: a mendoi dikush se përveç makinave, biçikletave, ka edhe nëna, baballarë apo edhe persona të moshuar që shtyjnë karrocën?!
E pra, mjafton të dilni një ditë të zakonshme në Tiranë për ta parë me sytë tuaj se sa vështirësi hasin ata që dalin me karrocë, aq sa edhe shpesh mallkojnë veten që jetojnë në këtë qytet, aq sa të ikën dëshira të dalësh shëtitje me karrocë.
E thënë ndryshe, më mirë një labirint se sa shëtitje në Tiranë.
Fundja, për të gjetur rrugën, do të duhet sërish shumë kohë… për të mos thënë që ndoshta do të kthehesh mbrapa, sepse nuk mund të ecësh. /JOQ.al
JOQ.al