Connect with us

Telefonata, kontrata dhe stres, Call Center-at po shkatërrojnë rininë shqiptare

Video

Telefonata, kontrata dhe stres, Call Center-at po shkatërrojnë rininë shqiptare

Telefonata, kontrata dhe stres, Call Center-at po shkatërrojnë rininë shqiptareL. Çela

Vec-e-jona

jh

“U lodha shumë sot, kishim shumë punë. Ishalla marr bonus!”… “Na mbytën telefonatat, po më dhemb veshi”. “Të marr më vonë se më mbaruan 15 minutat e pauzës”… Dhe sa e sa të tjera.

Nuk janë fjali të mbledhura në një film, por në realitetin e rinisë shqiptare, që po përjeton një fenomen shkatërrues emocionalisht. “Call Center”-at dhe varësia për të fituar sa më shumë para, për të harruar qëllimet në jetë, për të denigruar familjen shpeshherë dhe duke u rroptuar deri në orët e vona… për atë të shkretën rrogë.

E gjitha, sepse shteti shqiptar, në mundësitë që ofron në administrata dhe dikastere, vijon të përdorë një filtër që lë jashtë shumicën dhe afron pakicën. Dhe, nëse nuk ke mikun, paratë dhe ndoshta “shërbime” të tjera, atëherë bën mirë të shohësh për diçka tjetër.

Ajo diçka tjetër, duke hequr profesionet, mbetet të prezantohesh me CV në një nga këto shtëpizat italiane të shumta që ofron Tirana (këtu paguhet më mirë ora e punës), të japësh intervistë, të dish të flasësh italisht (gjuha më e përdorur në këtë punë) dhe të nisësh trajnimin.

Aty është gjithçka e bukur, të duket si një punë që do të sjellë të ardhura pa fund, por me kalimin e kohës kupton shumë gjëra. Kupton se kjo punë e mallkuar, që të mbush xhepin, të zbraz mendjen nga emocionet. Irritim, lodhje fizike, psikologjike, mungesë durimi dhe acarim, deri në histerizëm.

Shenjat janë evidente dhe rinia shqiptare po “shtrydhet” maksimalisht. Madje, aq keq ka shkuar gjendja, saqë edhe biseda në kafe rrjedh te puna, pikërisht ajo që kur lë turnin dhe firmos duhet të përfundojë për të rinisur të nesërmen.

Jo vetëm kaq, por e diela, një ditë “dhuratë” nga Zoti është bërë “dita e bekuar” e parasë. Aty ku fitohet ekstra, siç edhe quhen orët që kërkohen nga drejtuesit për t’u prezantuar në punë dhe dhënë disponibilitetin.

Hyjnë në punë si robotë, dalin si të tillë, por me një ditë më pak të lumtur. Aty punohet për bukën e gojës, punohet për të mbajtur familjen, por edhe për të pasur një ekonomi të pavarur dhe paguar qiranë e shtëpisë (për pjesën dërrmuese).

Ajo pjesë e rinisë që sigurisht duhet përgëzuar se nuk “valëvitet” sa në një kafe te tjera, por që megjithatë po vret emocionet dhe po e kthen jetën në monotoni. /JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top