Video
Temperaturat në rënie dhe rrebeshe shiu, ja çfarë moti na pret nesër
Temperaturat në rënie dhe rrebeshe shiu, ja çfarë moti na pret nesërD. Cani
Lajme
Sot pasdite dhe nesër në 4 qarqet e Jugut reshjet priten të jenë mesatare në nivel qarku, ndërsa lokalisht intensive në Gjirokastër dhe Vlorë.
Kthjellime e vranësira të lehta dominojnë motin në ultësirën perëndimore por me vranësira të dukshme paraqiten zonat malore. Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar ekstremin Jugor ku do të ketë rrebeshe të shkurtra deri në mbrëmje kur pritet që moti të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare deri mëngjesin pasardhës.
Temperaturat e ajrit sjellin një rënie me 2°C gjatë mëngjesit por nuk priten ndryshime të ndjeshme në orët e mesditës.
Në pjesën tjetër të territorit reshjet priten të jenë të dobëta, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.
TEMPERATURAT
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
– Në bregdet: 10 °C / 17 °C
– Në vendet e ulta: 6 °C / 18 °C
– Në vendet malore: 4 °C / 12 °C.
ERA
Sot pasdite dhe nesër era do të vazhdojë të jetë e lehtë deri në mesatare.
JOQ.al