Video
Tërhiqet ambasadori pas skandalit me bustin e Skëndërbeut: Do ta ndryshojmë
Tërhiqet ambasadori pas skandalit me bustin e Skëndërbeut: Do ta ndryshojmëS. Shtjefni
Lajme
Pas reagimeve negative për bustin e Skendërbeut, i cili do të vendoset në Budapest ambasadori shqiptar në Hungari, Arian Spasse është shprehur se ajo që kanë parë është vetëm një maket.
Ai është shprehur kështu:
Duke marrë shkas nga disa reagime të miqve në FB lidhur me fizionominë e bustit të Skënderbeut që planifikohet të vendoset në Budapest, dëshiroj të sqaroj se maketi i paraqitur në foto është vetëm maket. Ai do të pësojë ndryshime deri sa të marrë tiparet me të cilat shqiptarët janë familjarizuar. Faleminderit për mirëkuptimin!
Për shtatoren e Skëndërbeut, e cila do të vendoset në kryeqytetin e Hungarisë pati shumë reagime të ashpra.
Gjithashtu nga faqja e ambasadës janë hequr edhe dy fotot e shtatores që ishin publikuar më herët.
JOQ.al