Video
Tha se Tahirit i ishte bllokuar lëvizja jashtë shtetit, ja videoja që nxjerr Ramën gënjeshtar
Tha se Tahirit i ishte bllokuar lëvizja jashtë shtetit, ja videoja që nxjerr Ramën gënjeshtarD. Cani
Lajme
Kryeministri Edi Rama tha vetëm pak ditë më parë se Saimir Tahirit i është bllokuar lëvizja jashtë shtetit, por në të vërtetë duket të jetë e kundërta.
Tahiri është jashtë shtetit dhe ky është fakt.
Megjithatë, nuk dihet saktësisht se ku ndodhet tani për momentin ish-ministri i Brendshëm.
Në media u raportua se Tahiri ndodhet në një vizitë dyditore në Gjermani që sipas njerëzve pranë tij, bëhet për arsye familjare.
Mirëpo, disa të tjerë thonë se ai ndodhet në Itali në ceremoninë mortore të Toto Riinas, kreu i organizatës mafioze Cosa Nostra, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në burg.
Si u shpreh Rama në “Zonë e Lirë”:
Unë s’kam patur asnjë levizje mbi qendrimet e mia për Tahirin. Kemi plotësuar kërkesat ekstreme të prokurorisë si kontroll banese, garanci pasurore, ndalim lëvizje dhe kemi vendos të ndajmë rrugën e Tahirit nga PS-ja deri kur të zbardhet e verteta”.
JOQ.al