Video
Thanë që spektakli ishte live ndërkohë që kompozitori kishte vdekur, rrëfehet këngëtari
Thanë që spektakli ishte live ndërkohë që kompozitori kishte vdekur, rrëfehet këngëtariS. Bardhi
Lajme
Mjeshtri i madh i kompozimit Aleksandër Lalo ka ndërruar jetë të dielën në moshën 68-vjeçare.
Lalo ishte bërë pjesë e spektaklit “C’est la vie” në rolin e juristit, por ndërkohë lajmi për vdekjen e tij mori “dhenë” sa kohë emisioni që drejton Marina ishte thënë se transmetohej live.
Por, me vdekjen e Lalos doli e vërteta që ishte jo pak zhgënjyese për ndjekësit e emisionit dhe kjo qarkulloi disa orë në portale të ndryshme.
Pjesëtari tjetër i jurisë, këngëtari Altin Goci ka vendosur që të flasë mbi këtë konfuzion nëse emisioni ishte live apo jo dhe pse thanë që ishte live.
Në rrjetet sociale Altin Goci ka shkruar:
Në fakt kisha vendosur të mos replikoja fare ndaj spekulimeve të rastit në disa media, jo për gjë, por tanimë është bërë si traditë. Nuk doja të replikoja për respekt të profesorit Lalo pasi, në asnjë çast nuk dua që humbja e tij e parakohshme të përdoret për gjera të pavlera.
Po ndjej se kam një detyrim ndaj miqve të mi të rrjeteve sociale dhe prandaj dua te sqaroj se: Ajo çfarë kam thënë unë se “gjithçka këtu është live” në serine e fundit të “C’est la vie”, i referohet të kënduarit live (jo me play back), orkestrës që është e gjitha live përfshirë edhe harqet e veglat frymore dhe nuk kishte të bënte me regjistrimin e programit.
Kjo është shume mire e shpjeguar dhe besoj se kuptohet nga të gjithë. Tjetër gjë është e kënduara live (zë orkestër) të cilës unë i referohem dhe tjetër gjë është regjistrimi i programit. Ikën nga kjo botë një thesar i muzikës shqiptare dhe pa më dalë akoma brenga e kësaj ikje të madhe duhet të merrem me të tilla sqarime, gjëra që nuk kanë asnjë vlerë.”
Deklarata:
JOQ.al