Video
Thyen shtyllën kurrizore gjatë ndeshjes, mundësi shqiptar përfundon në koma
Thyen shtyllën kurrizore gjatë ndeshjes, mundësi shqiptar përfundon në komaK. Demiraj
Sport
Panik për mundësin Leonardo Frrokaj. Djaloshi shqiptar ka humbur ndjenjat gjatë garës në kampionatin Ballkanik të të rinjve U17 në mundje, që po zhvillohej në Slloveni.
Frrokaj ka dëmtuar dy vertebra të shtyllës kurrizore dhe gjendja e tij shëndetsore nuk është aspak e mirë.
Pasi ka fituar ndeshjen e parë, Frrokaj, i cili është kampion vendi dhe garon në kategorinë e 63 kg, stili greko-romak, po ndeshej me kundërshtarin e tij nga Moldavia për medalje të artë ose të argjendtë, kur në një ndërhyrje ka ndodhur një aksident i rëndë.
Menjëherë Federata Botërore e Mundjes dhe organizatorët i kanë ardhur në ndihmë sportistit shqiptar, të cilin e kanë transportuar me helikopter në Lubjanë, ku i është nënshtruar një operacioni për rreth 4 orë.
Për momentin situata shëndetësore mbetet e rëndë, me 17-vjeçari që qëndron në gjendje kome deri në ndërhyrjen tjetër, me të cilën mjekët po përpiqen që t’i rikthejnë frymëmarrjen natyrale dhe lëvizjen e gjymtyrëve.
JOQ.al