Connect with us

“Ti je kastraveci më i madh i këtij vendi, jep përgjigje për…”, nxehet debati mes Ramës dhe Bashës

Video

“Ti je kastraveci më i madh i këtij vendi, jep përgjigje për…”, nxehet debati mes Ramës dhe Bashës

"Ti je kastraveci më i madh i këtij vendi, jep përgjigje për…", nxehet debati mes Ramës dhe BashësS. Bardhi

Lajme

Ditën e sotme po zhvillohet seanca parlamentare e radhës dhe në debat janë kreu i qeverisë me atë të opozitës.

Në fjalën e tij Edi Rama tha:

Lulzim eja këtu dhe thuaju të gjithë shqiptarëve se çfarë donte deri në maj Partia Demokratike. Hajde këtu dhe thuaju shqiptarëve se çfarë përfaqëson Himara për ty. Si ka mundësi që partia demokratike u shfaq dje në Himarë menjëherë pasi ministri i jashtëm grek i dorëzoi BE-së një letër ankesë. Të dëgjova kur the që në Shqipëri nuk ka domate, patate dhe karrota, por ajo që dihet me siguri është që në Shqipëri ka një kastravec si ty që përzihet në llumin e thashethemeve dhe dogmave."

Ndërsa Basha replikoi:

Shikoni si ky njëri i mënjanon pyetjet e mia, por do japësh llogari, herët ose vonë, por unë besoj që herët se sa vonë. Ti ke 3 vite që i premton Shqipërisë hapjen e negociatave, por asgjë nuk ke bërë. Solle në këtë parlament të gjithë personat e dënuar në mbarë Europën.

Ti je më i madhi i kastravecëve!

Eksporti jot është vetëm droga."

Pas kësaj Rama iu drejtua sërish foltores duke thënë:

Pyetja që kam prapë është se çfarë donte Partia Demokratike dje në Himarë? Nuk mendoj se ju jeni njerëz anti-kombëtar, por thjesht jeni njerëz që nuk merrni përgjegjësi."

Edhe pse ky debat duket më shumë si lojë ping-pongu, pasi asnjëri nuk i përgjigjet pyetjeve të njëri-tjetrit. Por fundja, shqiptarët janë mësuar me këtë teatër çdo të enjte.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top