Video
Tifozët e Kukësit kërcënojnë gazetarin e njohur, ky është reagimi i tij
Tifozët e Kukësit kërcënojnë gazetarin e njohur, ky është reagimi i tijK. Demiraj
Sport
Gazetari i njohur sportiv, Ervin Baku ka publikuar sot një status në profilin e tij në "facebook" ku ka shpërthyer ndaj tifozëve të Kukësit.
Sipas tij, ai ka marrë kërcënime nga tifozët e skuadrës verilindore për shkak të disa deklaratave që ka bërë live në emisionin e fundjavës.
Ervini po mban hapur krahun e Skënderbeut në muajt e fundit dhe kjo ka sjellë acarimin e tifozëve kuksianë./Joq.al/
Ky është statusi i Bakut:
TIFOZË TË KUKËSIT, VAZHDONI ME KËRCËNIMET TUAJA… UNË NUK KAM FRIKË. NGA ASKUSH DHE ASGJË!!!
Ky është kulmi. Gjatë gjithë kësaj kohë jam sharë, ofenduar dhe KËRCËNUAR nga tifozë të Kukësit. Pse? Sepse kam thënë vetëm atë që mendoj. Kam thënë atë që mendoj dhe që rezulton të jetë vërtetë. Nuk kam asgjë personale me skuadrën dhe qytetin e Kukësit. Kam shumë miq të mirë. Si në skuadër, ashtu edhe në qytet. Nuk kam asgjë personale me asnjë skuadër dhe me asnjë qytet. Të kërcënohesh për atë që mendon dhe thua??? Po kjo është e tmerrshme. Të kërcënohesh pse thua se sot Skënderbeu mund në 12 të natës Kukësin dhe çdo skuadër në çdo fushë??? Të kërcënohesh pse thua në Ora Skaner/Ora News që fusha e stadiumit “Zeqir Ymeri” është jashtë çdo standardi dhe është fushë “patatesh Kukësi”??? Po ky është skandal… Ok tifozë. Vazhdoni me kërcënimet tuaja. Unë nuk kam frikë!!! Nga askush dhe asgjë!!! Do të vazhdoj të vij gjithmonë në Kukës. Mirë u takofshim në Kukës! Një këshillë kam për ju. Miqësore. Nëse e doni futbollin dhe Kukësin, shkoni në stadium… Mbështesni skuadrën tuaj. Unë do të vazhdoj përsëri të shkel çdo stadium dhe fushë në Shqipëri. Sepse unë e dua futbollin. Unë e dua terrenin. Dhe mbi të gjitha, do të vazhdoj të them gjithmonë atë që mendoj. Gjithmonë. Pa u influencuar nga ASKUSH. KURRË. Po po, nga askush. Kurrë. Jam kapiten i shpirtit tim!!!
JOQ.al