Video
Tmerrohen mjekët, vajzës i rrjedh gjak nga sytë e duart pa asnjë arsye
Tmerrohen mjekët, vajzës i rrjedh gjak nga sytë e duart pa asnjë arsyeA. Shehaj
Kuriozitete
Një e re e moshës 21-vjeçare është shtruar me urgjencë në spital pasi prej disa kohësh vuan nga një sëmundje e rrallë. Asaj i rrjedh gjak nga sytë si dhe nga pëllëmbët e duarve.
Mjekët italianë kanë ngelur pa fjalë nga ajo që kanë parë. Pacientja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, ka shfaqur simptoma shumë të veçanta.
Nga trupi i saj rrjedh gjak pa pasur asnjë lloj arsyeje. Ajo gjakoset kur fle gjumë, kur bën aktivitet fizik dhe në çdo vend.
Gjakrrjedhja ishte më e madhe në momentet kur ndihej e stresuar. Mjekët në Firence të Italisë bëjnë me dije se vajza ka vuajtur nga këto simptoma gjatë 3 viteve të fundit dhe gjakrrjedhja përsëritej një herë në çdo 5 minuta.
Vajza ka rënë depresion dhe është izoluar e mbyllur në shtëpinë e saj për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.
Pas analizave të shumta mjekët kuptuan se mpiksja e gjakut në organizmin e vajzës funksiononte më së miri dhe ajo u diagnostikua me hematohidrosis, një sëmundje që prek një në 10 milionë persona.
E reja është trajtuar me medikamente të veçanta, por sërish nuk ka mundur të shërohet tërësisht.
JOQ.al